4 punonjit e Kujdesit Shëndetësor në Elbasan preken nga turbekulozi
4 punonjës të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan dyshohet se janë prekur nga sëmundja e turbekulozit.

Faxëeb mëson se e para që është prekur nga kjo sëmundje ka qenë sekretarja e këtij institucioni dhe pas kësaj janë prekur dhe tre punonjës të tjerë.

Sekretarja e FDKSH-së është transportuar për në spitalin e Sanatoriumit në Tiranë, pasi ka qenë në gjendje më të rënduar shtëndetësore, dhe për të marrë ndihmë më të specializuar.

Pas kësaj vatre të sëmundjes Ministria e Shëndetësisë ka kryer analiza te të gjithë punonjësit, dhe në total katër kanë rezultuar të prekur, shkruan faxweb. 3 personat që u shtruan në spitalin e Elbasanit, janë tashmë me raport, dhe nuk janë paraqitur prej disa ditësh në punë, derisa të kalojnë fazën e rrezikut.
Shtuar më 25/04/2019, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori