Një trup i pajetë është gjetur në vendin e quajtur "Shkëmbi i Rajës", në ujërat e liqenit Fierzë, Koman, Tropojë.
Viktima është identifikuar si
Hasan Vatnikaj, 85 vjeç, banues në Bajram Curri.
Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit
Hasan Vatnikaj nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në bazë të veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur.
Më datë 11.12.2020, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e shtetasit
Hasan Vatnikaj, i cili vuante nga skleroza dhe nuk shikonte mirë.
Nga shërbimet e Policisë janë marrë të gjitha masat për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për vlerësim.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 13:34