Policia e
Krujës ka arrestuar një 44-vjeçar pasi po transportonte me makinë 38 kg kanabis.
Në kuadër të operacionit të koduar “
Nënkalimi” u vu në pranga shtetasi me iniciale P.L. i cili u kap duke transportuar drogën me makinë në rrugën Laç-Fushë Krujë.
“Në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “
Nënkalimi i Fushë
Krujës”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin P. L. Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti “Volksëagen” dhe 2 aparate celular”, sqaron policia.
Nderkohe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 09:18