E FUNDIT/ Milani nuk i ndahet Interit, kuqezinjtë mundin Romën por dëmtohet Ibra (
352 viktima në 24 orë nga COVID-19 në Itali
Italia ka raportuar 352 viktima si pasojë e koronavirusit sot.

Sipas agjencisë së lajmeve italiane, ANSA, vendi raportoi 15 mijë raste të reja me COVID-19, ndryshe nga 16 mijë të raportuara një ditë më parë.

Bazuar në të dhënat e azhurnuara nga Universiteti John Hopkins, numri i përgjithshëm i të prekurve në Itali është 1.9 milion.

Ndërkohë, që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit, vendi ka regjistruar 68 mijë të vdekur.

Italia ka urdhëruar një bllokim mbarëkombëtar për pjesën më të madhe të periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, në një përpjekje për të luftuar rritjen e rasteve nga koronavirusi.

Vendi do të jetë nën kufizimet e “zonës së kuqe”gjatë festave publike, pasi dyqanet jo-thelbësore, restorantet dhe baret do të mbyllen; banorët do të lejohen të udhëtojnë vetëm për punë, për arsye shëndetësore dhe urgjente.

Shtuar më 20/12/2020, ora 22:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori