Francezët të revoltuar pas rritjes së moshës së pensioneve, Parisi “pushtohet” nga minjtë dhe plehrat

Franca është përfshirë nga protesta masive ditët e fundit, pasi qeveria vendosi të miratonte reformën e pensioneve pa e kaluar atë në Asamblenë Kombëtare.

Reforma parashikon një rritje të moshës së pensionit, nga 62 vjeç në 64 vjeç. Deri më tani janë bërë pothuajse 120 arrestime, ndërsa një oficer policie u plagos gjatë një përplasje me protestuesit dhe rebelët.

Protestuesit e revoltuar kanë përhapur nëpër lagjet e Parisit më shumë se 7 mijë ton plehra dhe mbeturina me erë të keqe, duke bllokuar dyert, trotuaret, rrugicat dhe zonat para shkollave, restoranteve e shtëpive.

Vendasit janë shprehur për mediet se situata është e papërballueshme. Ata kanë vështirësi të kalojnë nëpër rrugë dhe era e keqe është e padurueshme.
Të tjerë njerëz janë të shqetësuar nga minjtë që kanë “pushtuar” rrugët dhe rreziqet që mund të shkaktojnë në shëndet.

Plehrat janë grumbulluar në rreth gjysmën e qarqeve të Parisit që nga 6 marsi, pasi ekipet komunale kundërshtuan rritjen e moshës së tyre të pensionit nga 57 në 59. 59 mund të mos tingëllojë si një moshë e keqe për të dalë në pension, por grumbulluesit e mbeturinave paguhen shumë pak dhe është një punë vërtet e vështirë. Statistikat tregojnë se ata kanë një shkallë shumë të lartë të vdekshmërisë së hershme./albeu.com/


Shtuar 17.03.2023 08:17