35 emigrantë u infektuan me COVID-19, shpërthen revolta në kampin Moria
Autoritet greke janë vënë në alarm,mbas shpërthimi të një revolte në kampin e emigrantëve në Moria të Mitilinit. Disa qindra emigrantë kërkuan dhunshëm heqjen e karantinës, si dhe kushte më të mira jetese.

Situata u tensionua mbas vendimit të autoriteteve të mos lejojnë heqjen e karantinës, pasi situata mund të përkeqësohej edhe më tej me përhapjen e Covid-19 edhe në komunitetin vendas.

Pak pas mesnate, grupe emigrantësh i vunë zjarrin disa barangave, duke vënë në rrezik pothuajse gjithë banorët që jetojnë në kampin famëkeq të emigrantëve.

Prej flakëve është djegur pothuaj tërë kampi, ndërsa mijëra emigrantë tashmë nuk kanë ku të flenë. Në zonë kanë vajtur forca të shumta policie, ndërsa zjarrfikësit janë kërcënuar.

Autoritet e druhen përshkallëzimit të situatës dhe po dërgojnë në zonë forca të shtuara policore. Ndërkohë që kryeministri Mitsotakis ka thirrur me urgjencë një mbledhje me ministrat e emigracionit, mbrojtjes, rendit dhe shëndetësisë. Kujtojmë që në kampin e Morias jetojnë afro 13.000 emigrantë.
Shtuar më 09/09/2020, ora 08:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori