3.4 milion euro, zbulohet porositësi i Toyotave të famshme
Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë numëruar sasinë e eurove kontrabandë që po futeshin në Shqipëri me dy automjete Toyota Yaris.

Shifra ka arritur në 3 milionë e 470 mijë euro.

Gjithashtu hetuesit kanë mbledhur gjurmët e gishtave dhe prova të tjera.

Ndërkohë është zbuluar edhe emri i porositësit të kësaj Toyote.

Alban Mollaymeri, 40 vjec është personi i cili ka porositur makinën, dhe i cili rezulton të jetë pronari i një servisi makinash në zonën e bregut të lumit në Tiranë.

Deri tani dyshohet se porosia është bërë nga Gjermania dhe jo Belgjika. /albeu.com/
Shtuar më 25/06/2018, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori