Ceremonia përkujtimore e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari mesazh të rinjve: Të ndjekim shembullin e tij

Nga ceremonia përkujtimore e 24-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, vajza e tij, Rudina, u është drejtuar të rinjve me një mesazh, ku u kërkon ta marrin atë si shembull frymëzimi.

“Shqiptarët kanë humbur të gjitha shpresat se ndryshimi do vij, ndaj mendoj se Azemi është figura që të frymëzohemi dhe të mendojmë se ai është personi, që si student u çua për të sjellë ndryshimin. Mesazhi im sot është për të rinjtë që duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri, hajde të organizohemi dhe të luftojmë për idealet tona, të fitojmë betejat për më shumë demokraci, drejtësi, meritokraci. Besoj se nëse Azemi kishte guxim t’i bënte ato gjëra atëherë, ne mund t’i bëjmë të gjithë së bashku”, tha Hajdari.


Shtuar 12.09.2022 12:49