"30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve", Rama publikon videon
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një video në rrjetin e
tij social Facebook ku ka kujtuar sot 30 vjetorin e hapjes se ambasadave.

Më 2 korrik 1990 mijëra shqiptarë duke mposhtur frikën e një diktature gjysmëshekullore mësynë ambasadat e huaja, - ndër to edhe Ambasadën e RFGJ në Tiranë, - pa e ditur në ato momente tronditëse se me këtë hap ata shenjuan edhe kthesën e madhe të Shqipërisë.

Ai që u quajt si eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri, duke u hapur mijëra vetëve portën e lirisë.

“MIRËMËNGJES 😊 30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë”-shkruan Rama, teksa poston kete video, me momente pikante dhe shume domethenese te atyre koheve te paharrueshme. /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2020, ora 08:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori