I foli keq Oltës, Arbana nuk mban nervat, i ngre zërin Luizit (VIDEO)

Debate të nxehta pati në prime-in e sotëm të Big Brother, ku në diskutim ishte sjellja e Luizit ndaj Kiarës gjatë lojës.

Loja e tij duke e zënë tek lavamani derisa ajo shpërtheu në lot nuk u prit mirë nga asnjë prej vajzave, që e konsideruan dhunë.

Debati vijoi dhe sot në prime, e teksa Luizi jepte shpjegimet e tij dhe fliste me Kiarën herë pas here ndërhynte Olta.

Kjo nuk i ka pëlqyer Luizit i cili i thotë: “Veç ti mos fol, se do t’i hash ti të gjitha nervat”.

Por këtij toni iu kthye Arbana e cila e ndaloi Luizin: Çfarë është ky komunikim kështu Luiz? Jam une qe drejtoj ketu dhe i them une kujt te flasi dhe kujt jo.