30 Qershorin e thotë greqisht, Rama: Më është bërë fiksim, do ta mësoj në të gjitha gjuhët e botës (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ishte në Finiq, ku këtë herë ka vendosur të mbështesë një kandidat të një partie aleate, Kristo Kiçon e MEGA-s.

Me këtë rast, Rama nuk i kurseu kritikat për rivalin, Leonida Kriston, të cilin e kishin mbështetur socialistët 4 vjet më parë. Ai injoroi të gjitha vërejtjet dhe kritikat, tha Kryeministri, pa e fshehur zhgënjimin.

“Ka vendosur të na sfidojë të gjithëve. Nuk ka problem sepse ne i pranojmë sfidat, madje më mirë si ky sesa si Luli dhe fallxhorja. Në kategorinë e të paudhëve, ky prapë është një shkallë më lart se ata sepse të paktën ka dalë përballë. Megjithatë, duke qenë se vjen nga familja jonë politike ky meriton një ndëshkim shembullor në “trianda junio”, në 30 qershor. Se më është bërë kjo tridhjeta fiksim aq i madh sa do ta mësoj në të gjitha gjuhët e botës”, deklaroi Rama.
Shtuar më 22/06/2019, ora 19:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori