30-vjeçarja dy javë e vdekur në banesë, nëna e motra tjetër po prisnin të ringjallej

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë. Nënë e bijë janë gjetur pa jetë në banesë ndërsa vajza tjetër gjendet në gjendje kritike për jetën në spital.

Vajza e Zhaneta Josifit, është gjetur e pajetë dhe e dekompozuar në banesë.

Dyshohet se vajza në fjalë kishte dy javë e vdekur në shtëpi ndërkohë nëna e vajza tjetër prisnin që ajo të ringjallej.

Nëna e dy vajzat ishin praktikante të fesë së Jehovaj dhe besonin në një jetë më të mirë pas ringjalljes.

Viktima është Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi vetëm 30-vjeçe.

Motra tjetër është gjetur pranë tyre në gjendje të rëndë dhe ndodhet në këto momente në spital.

Vijon… /albeu.com/


Shtuar 2.07.2020 19:37