30 ditë paraburgim zyrtarëve komunalë
Ndërprerja e seancës për të kërkuar ndihmë nga EULEX-i nuk u ka ndihmuar fare gjashtë zyrtarëve komunalë të Prishtinës, të për korrupsion. Ka ndodhur e kundërta. Gjykatësi i procedurës paraprake, Rafet Haxha ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Ridvan Shahinin, drejtor i infrastrukturës, Ekrem Rexhën, shef i prokurimit, Qazim Bajramin, kryesues i organit mbikëqyrës, Refik Sadikun, kryetar i organit mbikëqyrës dhe Hazir Krasniqin e Halil Fejziun, anëtarë të organit mbikëqyrës. Masa është caktuar me arsyetimin se zyrtarët komunalë mund të ndikojnë te dëshmitarët deri në fillim të një procesi gjyqësor.

Gjashtë zyrtarët e Komunës, në mesin e tyre edhe drejtorë, janë të përfshirë në dhënien e një tenderi për ndërtimin e kolektorit në lagjen “Kalabria”. Ata dyshohet se e kanë ndryshuar kontratën e vitit të kaluar, duke mundësuar kështu që shuma prej 800 mijë eurove të paguhej si avans për material që kishte blerë kompania, por që punimet ishin ndërprerë gjatë dimrit.
Shtuar më 05/05/2011, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori