Katër të mitur vjedhin nën kërcënimin e thikës bashkëmoshatarët

Katër të mitur janë vënë nën hetim nga policia e Tiranës pasi akuzohen për vjedhje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas të mitur (të moshave 14 dhe 17 vjeç)”, thuhet në njoftimin zyrtare.

Dyshohet se të miturit, nën kërcënimin e një mjeti prerës, iu kanë marrë një shumë parash, disa bashkëmoshatarëve të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/


Shtuar 10.03.2023 09:36