3 të ndaluar nga protesta në Astir, policia jep informacion zyrtar
Policia ka dhënë sqarime se pse 3 shtetas, banorë të Unazës së Re janë arrestuar mëngjesin e sotëm duke cituar ndryshimet e reja në Kodin Penal për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit.


Tiranë

Bllokojnë rrugënzonën e Unazës së Re, në pranga tre persona.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit:

- S. D., 56 vjeç;
- G. Sh., 54 vjeç;
- I. K., 51 vjeç (të tre banues në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re).

Mbasditen e djeshme, këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në Zonën e Unazës së Re, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë janë grumbulluar në vende të kalimit publik duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i qarkullimir rrugor duke cënuar të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve dhe të mjeteve të transportit, do të përballet me pasojat e shkeljes së ligjit.

Shtuar më 10/10/2019, ora 11:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori