Arrestohet shqiptari, shfrytëzoi italianen si prostitutë në Shqipëri
Pëlqej
Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga Policia për shkak se akuzohet se ka trafikuar drejt Shqipërisë me qëllim shfrytëzimi për prostitucion shtetasen italiane 23 vjeçe në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë shqiptarë.

Më datë 04.2017 specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të paligjshëm pranë Sektorit për Krimin e Organizuar pranë D.V.P. Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit :

- Bardhok Prenga, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim policor shtetasit :

- M.Gj., 46 vjeç, banues në Tiranë.

- M.B., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi shtetasia e huaj 23 vjeçe ka bërë kallëzim në ambientet e D.V.P. Tiranë ndaj shtetasve Bardhok Prenga, 46 vjeç, M.B., 31 vjeç dhe M.Gj, 46 vjeç të cilët e kanë trafikuar nga Italia në Shqipëri me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.

Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale "Trafikim i personave të rritur", parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori