3 pacientë me COVID-19 u hodhën nga spitali, Rakacolli sqaron arsyen
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur sot për rastet e pacientëve të prekur nga koronavirusi, por që janë zgjedhur ti japin fund jetës, duke u hedhur nga ballkoni i SpitalitShefqet Ndroqi”.

Zv.ministrja e Shëndetësisë tha ne Neës24 se ky fenomen ka ndodhur edhe jashtë ambienteve të spitaleve.

E pyetur nëse kjo sëmundje e godet trurin e pacientëve me COVID, duke bërë që ata të humbin kontrollin dhe të shkojnë drejt vetëvrasjes, anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve u shpreh se sëmundja përballohet në mënyra të ndryshme nga të sëmurët me koronavirus.

“Është një pyetje shumë profesionale, për një sëmundje të re për të cilën çdo ditë shkruhet një faqe, flitet, ka artikuj të ndryshëm që përshkruajnë depresione, akte vetëvrasjeje, dëmtime të sistemit nervor, qoftë qendror, qoftë periferik të trurit, përshkruajnë ndryshime të personalitetit.

Por këto janë fenomene aq komplekse sa dhe për sëmundjet e sistemit nervor janë dashur vite të arrihen në ato nivele deri sot. S’mund të pretendojmë që për një periudhë kaq të shkurtër të jepen përgjigje kaq precize, dhe një grip ka njerëz që e përjetojnë ndryshe”- u shpreh Rrakaçoli.

Lidhur me ngjarjet e fundit, ku një i ri i ka dhënë fund jetës pikërisht në ambientet e SpitalitShefqet Ndroqi”, zv.ministrja nuk preferoi të komentojë, por tha se për këto ngjarje do të pritet vendimi i drejtësisë.

“Unë do të rekomandoja që shtypi të mos merrej me këtë gjë deri në momentin që ka një hetim. Le të bëhemi qytetarë dhe të duruar e të presim rezultatet e prokurorisë, pastaj mund të diskutojmë”, tha ajo.

Shtuar më 07/11/2020, ora 15:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori