3 makina bëhen përshesh në Tiranë-Durrës, dy të plagosur
Pëlqej
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Tiranë-Durrës në zonën e Kasharit.

Sipas autoriteteve, në incident u përfshinë 3 automjete, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,” njofton policia.

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje,po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2018, ora 20:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori