29-vjeçari rezulton i zhdukur, Policia arreston 2 persona
Që prej 16 shtatorit një 29 vjeçar nga Vlora është zhdukur në rrethana misterioze, ndërkohë që vëllai i të rrëmbyerit ka bërë kallëzim tre ditë më parë dhe Policia sot ka arrestuar dy persona.

Ata janë Perlat Myrtaj dhe Lardon Myrtaj, lidhja e të cilëve me të zhdukurin nuk dihen, aq më tepër kur të gjithë të implikuarit kanë të njëjtin mbiemër.

Të arrestuarit janë të dyshuar si pengmarrës të 29-vjeçarit Fatjon Myrtaj, teksa janë akuzuar nga vëllai i të zhdukurit. Policia nuk bën të ditur motivet e krimit ende të pazbardhur, por njëri prej të arrestuarve është djali i xhaxhait të të zhdukurit.

Prej gati një jave, Fatjon Myrtaj ka humbur kontaktet me familjen dhe askush nuk ka informacion.

Shtuar më 22/09/2019, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori