“28 nëntori”, Topi e Berisha vendosin kurora me lule tek “Nënë Shqipëri”
Pëlqej
Presidenti i Republikës Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, dhe përfaqësues të politikës vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe pranë Memorialit “Nënë Shqipëri”. Ceremonia është zhvilluar mëngjesin e sotëm në kuadër të festimeve për ditën e 28 nëntorit, ditën e ngritjes së flamurit të Pavarësisë në Vlorë.

Kryeministri Berisha shprehu nderimin e tij për të gjithë të rënët, duke vlerësuar se, sot është ditëlindja e kombit, është dita e nderimit më të madh për Ismail Qemalin dhe burrat e mëdhenj të kombit, që themeluan Shqipërinë e pavarur, pas përpjekjesh të mëdha dhjetëra vjeçare, në vitin 1912, në Vlorë.


“Sot është ditë e krenarisë së madhe dhe shqiptarët vijnë në këtë ditë ku do të lëvizin lirshëm pa viza”, tha Berisha.

Presidenti Topi shprehu nderimin për patriotët që kontribuan në pavarësimin e vendit duke theksuar se i gjithë kombi përulet sot para veprës së tyre.
Shtuar më 28/11/2010, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori