Në një lidhje bashkë? Vjen reagimi i Ditea Berishës dhe Ron Kokës

Ron Koka, nipi i Lefter Kokës është ritkhyer sërish në vëmendje pas dyshimeve se ka nisur një marrëdhënie të re, me motrën e Sarah Berishës, Ditean.

Në një intervistë për “pushime on top”, Ditea la të kuptohet se po shoqërohet me Ronin dhe e pyetur nga gazetarja nëse është single apo në një marrëdhënie u përgjigj shkurt: Jam e lumtur!

Gazetarja: Më duket kjo varësja shumë e njohur. Ku e kam parë këtë varësen?

Ditea: Nuk e di, ku mendon se mund ta kesh parë? (qesh)

Gazetarja: Më duket Ron Koka…

Gazetarja: Meqë po flasim për çunat, kush është çuni më i bukur për ty në shoëbizzin shqiptar?

Ditea: Po tani…meqë e përmendëm..po Roni mo Roni…

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Në fund e pyetur nga gazetarja se kush e shoqëronte në plazh, Ditea u përgjigj pa hezitim se ishte me Ronin.

Për lidhjen e tyre është folur edhe në “Shqipëria live”, ku ka patur një reagim nga Ron Koka. Moderatores Erjona Rusi i ka ardhur një mesazh nga Roni, i cili e ka mohuar të jetë në një lidhje me Ditean.

“Ditean e njoh që e vogël dhe e kam mikeshë shtëpie”, tha Roni.

Edhe Ditea ka mohuar të jetë në një lidhje me Ronin

Me anë të një story në instagram, Ditea shprehet se me Ronin janë miq të vjetër familjeje, dhe mes tyre nuk ka asgjë më shume.


Shtuar 18.07.2023 08:57