27 vite më parë kur mafia tronditi Italinë: Gjysmë ton dinamit për vrasjen e Giovanni Falcones

Si sot 27 vite më parë, mafia do të bënte një goditje të forta ndaj ligjit në Itali duke vrarë me një sasi të madhe dinamiti një ndër gjykatësit më në zë të kohës, i cili kishte futur një burg qindra anëtarë të saj.

Giovanni Falcone u vra bashkë me bashkëshorten e tij Francesca Morvillo (gjithashtu prokurore) dhe tre policë: Roço di Cillo, Antonio Montinaro, Vito Schifani në Capaci, në autostradën që lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Palermos me qytetin e Palermos, më 23 maj 1992.

Makina me të cilën po udhëtonin u hodh në ajër nga një bombë, e cila përmbante 350 kg eksplozivm të vendosur në një pjesë të gërmuar thellë në anët e rrugës. Kur kaluan sipër bombës, Falcone po e ngiste makinën e tij me një shpejtësi prej 160km/orë.

Vrasja u organizua nga Salvatore Riina si hakmarrje për dënimet e qindra gangsterëve që kishte firmosur Falcone gjatë “Gjurmëve të Mëdha”.

Ndër masat më të rrepta të antimafias pasuese për vrasjen e Falcone dhe Borsellino, ishte edhe arrestimi i Riinas, i cili vdiq në burg disa kohë më parë duke shlyer dënimin e përjetshëm për vrasjen e dy prokurorëve, bashkë me shumë krime të tjera të rënda.

Një mafioz tjetër i dënuar për vrasjen e Falcones është Giovanni Brusca, një nga shoqëruesit e Riinas, i cili dëshmoi se ishte personi i cili kishte shpërthyer eksplozivin. Aeroporti i Palermos është i njohur edhe me emrin “Aeroporti Falcone-Borsellino” në nderim të Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos. Aty gjendet gjithashtu edhe një memorial nga një skulptor i vendit, Tommaso Geraci.

Giovanni Falcone, simbol i luftëtarit pa kompromis kundër mafies

Giovanni Falcone lindi në Palermo më 18 maj 1939, nga Arturo, drejtor i Laboratorit kimik provincial, e nga Luisa Bentivegna. Pasi kreu Liceun (gjimnazin) klasik “Umberto” pati një përvojë të shkurtër pranë Akademisë Detare të Livornos. Vendosi të kthehet në qytetin e lindjes për të vazhduar Fakultetin Juridik, ku u diplomua më 1961.

Pas praktikës së kryer në gjykatë, më 1964 u bë gjykatës i shkallës së parë në Lentini. Më vonë transferohet si nënprokuror në Trapani, ku qëndron rreth dymbëdhjetë vjet. Në këtë post thellohet vazhdimisht prirja e tij drejt fushës penale: siç e thoshte ai vetë, “ishte vlerësimi objektiv i fakteve ai që më magjepste”, në kundërvënie me mekanizma të tillë “të ngatërruar e bizantinë” veçanërisht të theksuar në fushën e krimeve civile.

Të nesërmen e atentatit tragjik ndaj gjykatësit Cesare Terranova, ndodhur më 25 shtator 1979, Falcone nis të punojë në Palermo pranë Zyrës së Instruksionit. Kryeinstruktori Roço Chinnici ia beson në maj 1980 hetimet kundër Rosario Spatola-s, një proces që hetonte edhe kriminalitetin amerikan, dhe që kishte prokuror prokuror Gaetano Costa-n, vrarë në qershorin e mëvonshëm, i penguar nga disa zëvendës të tij, në momentin kur po firmoste një numër të madh urdhërash për arrestime.

Pikërisht në këtë përvojë të parë Giovanni Falcone mëson se po të hetojë krimet dhe veprimtaritë e strukturave mafioze, duhet të kryejë hetime edhe në pasuritë e mirëfillta dhe në ato të depozituara në banka (edhe përtej oqeanit), dhe se – sidomos – duhet krijuar një kuadër tërëso, një vizion organik lidhjesh, mungesa e të cilave në të shkuarën kishte sjellë një “varg pafajësish”.

Më 29 korrik 1983 kryeinstruktori Chinnici, në krye të një ekipi hetuesish ku bëjnë pjesë Falcone, Barrile e Paolo Borsellinor, vritet bashkë me eksortën e tij në rrugën Pipitone; e zëvendëson Antonino Caponnetto, i cili synon të kriojë siguri më të plotë për hetuesit gjatë hetimeve të krimeve të mafias.

Ndërtohet kështu ai që quhet “pool antimafia”, mbi modelin e ekipeve aktive të viteve 1970 kundër dukurisë së terrorizmit politik. Përveç Falcone-s në grup bënin pjesë gjykatësit Di Lello, Guarnotta, e Paolo Borsellino, i cili kishte prirë hetimin mbi vrasjen e kapitenit të karabinierëve Emanuele Basile, më 1980.

Hetimi i filluar në Roma në korrik 1984 në praninë e nënprokurorët Vincenzo Geraci e Gianni De Gennaro, të Bërthamës Operative të Criminalpol, dhe të “penduarit” Tommaso Buscetta, është konsideruar një kthesë e vërtetë dhe e mirëfilltë për njohjen e fakteve përcaktuese të mafies dhe veçanërisht të strukturës së organizatës “Cosa nostra”.

Funksionarët e Policisë, Giuseppe Montana e Ninni Cassarà, bashkëpunëtorë të ngushtë të Falcone-s dhe të Borsellino-s, u vranë në verën e vitit 1985. Lind droja se të njëjtin fat do të kishin edhe dy hetuesit në fjalë, të cilët, për arsye sigurie, do të transferoheshin me familjet pranë burgut të Asinara-s.

Nëpërmjet këtij vargu ngjarjesh dramatike arrihet në dhënien e dënimit ndaj Cosa nostra-s në të parin maxiproces (16 dhjetor 1987) vendosur nga Gjykata e Assise-s të Palermos, nga kryetari Alfonso Giordano, pas njëzet e dy muajsh seanca pas seancash dhe tridhjetë gjashtë ditësh të mbledhjeve të zyrën e instruktimit. Urdhëri për shtyrjen e gjykimit ndaj 475 të pandehurve ishte depozituar në Zyrën e Instruksionit nga fillimi i nëntorit të dy viteve më parë.

Zhvillimet e mëvonshme ndikojnë negativisht kundër këtij suksesi. Në janar Këshilli Epror i Hetimeve parapëlqen Antonino Meli-n e jo Falcone-n, në krye të Zyrës së Instruksionit, i cili zëvendësonte Caponnetto-n që kishte dëshiruar ta linte detyrën. Ndërkohë në vijim të rrëfimit nga ana e “të penduarit” katanez Antonino Calderone, që kishte çuar në një varg të gjatë arrestimesh (të njohura si “blitz delle Madonie”), hetuesi i Termini-t, konsiderohet i paaftë dhe ia kalon dosjet Zyrës palermitan. Meli, në kundërvënie ndaj hetuesve të pool, i rikthen dosjet në Termini, përderisa veprat e kryera ishin nën juridiksionin e atjeshëm. Kasacioni, në mbarim të 1988, i jep të drejtë kryeinstruktorit, duke mohuar strukturën e centralizuar dhe vertikale të organizatave kriminale dhe duke i konsderuar ato të pavarura nga njëra tjetra në veprimet dhe në vendimet. Ky vendim do të godiste rëndë hetimet e kryera në Palermo kundër mafies.

Më 30 korrik Giovanni Falcone kërkon përsëri të transferohet në një tjetër zyrë. Në vjeshtë Meli e akuzon se ka favorizuar në njëfarë mënyre Carmelo Costanzo-n, Catania, dhe prandaj e shpërbën strukturën e pool, siç e kishte parandjerë Paolo Borsellino në një deklaratë publike, e cila iu censurua. Hetuesit Di Lello e Conte dorëhiqen në shenjë proteste.

Lidhur me tërë këtë zhvillim, në qershor 1992, gjatë një debati në Palermo, organizuar nga revista “Micromega”, Borsellinor kishte paralajmëruar: “Masat që janë marrë nga Meli, miratuar nga Kasacioni, filluar atëherë dhe vazhduar deri tani, nuk do ta pengojnë Falcone-n ta vazhdojë punën me përkushtim.” Pavarësisht zhvillimeve të tilla, gjithnjë në rrjedhën e vitit

1988, Falcone kishte realizuar një operacion të rëndësishëm në bashkëpunim me Rudolph Giuliani, prokuror rajonal i Neë York-ut, emërtuar “Iron Toëer”, falë të cilit u goditën familjet Gambino e Inzerillo, përfshirë në trafikun e heroinës.

Më 20 qershor 1989 ndodhi atentati i dështuar dhe i errët i Addaura-s, pranë Mondello, për të cilin Falcone pohoi: “Gjendemi përballë mendjesh tejet të regjura që orvaten të orientojnë aksione të tilla të mafies. Ekzistojnë ndoshta pika lidhjeje midis krerëve të Cosa nostra-s dhe qendrave të errëta të pushtetit të cilat kanë të tjera interesa. Kam përshtypjen se ky është skenari më i pranueshëm nëse duhen kuptuar vërtetë arsyet që e kanë shtyrë dikë për të më vrarë.” Periudha e mëvonshme vijoi menjëherë me episodin tronditës të të ashtuquajturit “korbi”: disa letra anonime të cilat akuzojnë tërë mllef Falcone- dhe të tjerë.

Një javë më vonë instanca eprore vendos ta emërojë Giovanni Falcone-n ndihmësprokuror në Prokurorinë e Republikës në Palermo. Në janarin e vitit 1990 bashkërendon një hetim që çon në arrestimin e katërmbëdhjetë trafikantëve kolombianë e sicilianë, hetim që kishte zënë fill nga rrëfimet e “të penduarit” Joe Cuffaro’ i cili kishte shpalosur se anija tregtare Big John, me flamur kilian, kishte shkarkuar në janar 1988, 596 kilogramë kokainë në zonën e brigjeve të Castellammare del Golfo.

Atë vit ndodhi “përplasja” me Leoluca Orlando-n, i cili bënte akuza sidomos ndaj europarlamentarit Salvo Lima. Polemika vazhdon me argumentin e mirënjohur të “kartave në kaseta”, të cilat Falcone i konsideron frut të “cinizmit politik” të mirëfilltë të kulluar.

Më 1990 në zgjedhjet e anëtarëve me uniforma të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Falcone është kandidat për listat “Lëvizja për drejtësinë” dhe “Propozimi 88″ (në rrethana të lidhura): por rezultati do të ishte negativ. Ndërkohë ashpërsohen moskuptimet me prokurorin e atëhershëm Giammanco, në rrafshin vlerësues dhe etik, në kryerjen e hetimeve.

Falcone merr ftesë nga nënkryeministri Claudio Martelli, përkohësisht ministër i Drejtësisë, për të drejtuar Çështjet Penale të ministrisë, ku të merrte rolin e bashkërendimit të një serie çështjesh, nga propozimet për reforma ligjore tek bashkëpunimi ndërkombëtar. Do të hapej kështu në mars 1991 një periudhë e karakterizuar nga një veprimtari e ngjeshur, që do t’i bënte më të frutshme aksionet e drejtësisë në luftën kundër krimit.

Falcone përkushtohet të realizojë atë që e quan kusht të pazëvendësueshëm të rinovimit:

Racionalizimin e raporteve midis prokurisë dhe policisë gjyqësore, dhe bashkërendimin midis prokurorive të ndryshme. Kërkonte ta bënte këtë në rrafsh kombëtar.

Në nëntor 1991 u krijua Drejtoria Kombëtare Antimafia, për funksionet e së cilës Falcone kishte folur në Palazzo dei Marescialli më 22 mars 1992. “Unë besoj se prokurori antimafia i Italisë duhet të ketë detyrë kryesore ta bëjë të frutshëm bashkërendimin e hetimeve, të garantojë funksionalitetin e policisë gjyqësore dhe të sigurojë plotshmërinë e shpejtësinë e hetimeve. Ritheksoj se ky duhet të jetë një organizëm përkrahjeje dhe mbështetje për veprimtarinë hetimore që duhet kryer ekskluzivisht nga prokuroritë rajonale antimafia.” Kandidatura e Falcone-s për një detyrë të tillë u pengua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, plenumi i të cilit nuk kishte marrë ende një vendim përfundimtar para se të ndodhte vdekja tragjike e Falcone-s.

Është 23 maji 1992 kur në orën 17 e 56 minuta, në shpatet e fshatit sicilian Capaci, pesëdhjetë kilogramë tritol e bëjnë të fluturojë në ajër veturën me të cilën udhëtonte Giovanni Falcone, e shoqja Francesca Morvillo e tre burrat e grupit të shoqërimit, Antonio Montinaro, Roço Di Cillo e Vito Schifani.

Pas vrasjes së mallkuar, më 4 qershor u mblodh Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili doli me një rezolutë ku kërkonte forcimin e përkushtimit të grupit të punës italiano-amerikan, pjesëtar i të cilit ishte Falcone.

As dy muaj më vonë, më 19 korrik, i takonte një tjetër hetuesi të binte nën goditjet e mafies. Paolo Borsellino vritej nga një autobombë në Palermo në rrugën D’Amelio. Ishte një nga periudhat më të errëta në historinë e Republikës Italiane.

Falcone ishte personazh i përfolur, nga disa shumë i urryer gjatë jetës dhe shumë i dashur pas vdekjes, një personazh dyshues e i mbyllur, i vendosur e ngulmues. Për sa mund të bënte një njeri, ai ka luftuar sy për sy e ballë për ballë, me të gjitha forcat për të arritur autonominë e tij si hetues në vijën e luftës kundër mafies, dhe sot konsiderohet me plot kuptimin e fjalës simboli i luftëtarit pa kompromis, një histori që nuk duhet harruar.
Shtuar më 23/05/2019, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori