"26 vjet më e re", Majlinda Bregu kujton periudhën si gazetare (FOTO LAJM)

Politikanen e njohur, Majlinda Bregu, e kemi parë gjithmonë të kuruar në çdo detaj, në daljet e saj në publik. Ajo është gjithashtu edhe mjaft aktive në “Instagram”, ku poston foto e video nga puna dhe jo vetëm.

Por së fundmi duket se Bregu është bërë paksa nostalgjike për kohën kur punonte në televizion. Kjo për faktin se në profilin e “Instagram”-it ka ndarë me ndjekësit një fotografi të 26-viteve më parë.

Nga foto në fjalë, Majlinda Bregu duket po aq e bukur dhe e kuruar në ditët e sotme.

“Xhaketa me vata, sic eshte moda sot ;? une 26 vjet me e re?; @rtsh.official TVSH ose RTSH ishte i vetmi TV sigurisht ne analog; ai telefoni ne tavoline lidhej me regjine kur zakonisht na lajmeronin per ndonje lajm 2 faqe me fax per ta lexuar.? #95 #anchor#26yearsyounger #paddedshoulders #throwback”, shkruan Bregu në foton që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente.

Shtuar më 25/01/2021, ora 09:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori