Vëllai i Maradonës reagon me lot në sy: Diego pësoi një atak kardiak
26 kilogramë "të bardhë" gati për shitje, si u kapën dy shqiptarët në Itali
Policia italiane e Romës ka sekuestruar të paktën 26.5 kg kokainë mjaft e pastër dhe 75 mijë euro cash, ndërsapranga ka vënë dy shqiptarë D,F 23 vjeç dhe A.S., të cilët kishin dhe nënshtetësi italiane. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një italian me inicialet C.P., 29 vjeç.

Baza operative e trafikut të kokainës ishte në një bar përballë sheshit Shën Pietro në Vatikan. Ndërsa, kokaina ishte fshehur në një valixhe dhe e konfeksionuar në 24 pako nga 1 kg e 6 pako të tjera nga 500 gramë.

Kurse, në banesë janë sekuestruar dhe dokumente të falsifikuara, makineri që numëron paratë, si dhe presë mekanike e instrumente të tjera për konfeksionimin e dozave të drogës.

Sipas autoriteteve policore kokaina e sekuestruar kap një vlerë prej 3 milion eurosh. Operacioni nisi rastësisht pas një kontrolli rrugor ndërsa shqiptarit D.S., u gjetën 40 mijë euro cash të pajustifikuara.

Menjëherë pas këtij fakti u aktivizua reparti operativ që çoi në gjetjen e vendit ku jetonte shqiptari e ku u gjet sasia e drogës si dhe dy bashkëpunëtorët e tij. Tre narko-trafikantët janë vënë në pranga e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.


Shtuar më 22/10/2020, ora 12:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori