25 Prilli: Si të verifikoni emrin në listë dhe të kontrolloni vendndodhjen e qendrës së votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka apeluar të gjithë qytetarët me të drejtë vote të verifikojnë emrin e tyre në
listën e
zgjedhësve, si dhe vendndodhjen e qendrës së tyre të
votimit.
Kontrolli i listës së
zgjedhësve dhe i vendndodhjes së qëndrës së
votimit mundet të bëhet duke klikuar në rubrikën “Lista e
Zgjedhësve” në faqen e internetit të të KQZ-së www.kqz.gov.al, ose atë të Ministrisë së Brendshme www.mb.gov.al.
Në rast se konstatoni paregullsi tek të dhënat tuaja, apo dëshironi të ndryshoni ose të shtoni të dhëna në ekstraktin zgjedhor, paraqituni menjëherë pranë zyrës së Gjendjes Civile në Njësinë tuaj Administrative.
Gjithashtu, KQZ i bën apel qytetarëve që ju ka mbaruar ose ju mbaron afati i vlefshmërisë së dokumentit të
identifikimit (Letërnjoftim/ ose Pasaportë) deri në datën 25 prill që të aplikojnë për
rinovimin e tyre.
Procesi i
votimit nuk mund të kryhet pa një mjet identifikimi të vlefshëm në ditën e zgjedhjeve. Ndaj, KQZ ju bën thirrje qytetarëve që të mos e lënë për në momentin e fundit por të drejtohen pranë zyrave të kompanisë “Aleat”, për të aplikuar për
rinovimin e dokumentit të
identifikimit.
"Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, synohet të implementohet identifikimi elektroniki
zgjedhësve,ndaj një dokument i
identifikimit i vlefshëm është shumë i rëndësishëm për pjesëmarrjen tuaj në votim.
Të votosh është e drejtë por edhe përgjegjësi qytetare. Ndaj, verifikoni emrin në
listën e
zgjedhësve, qendrën tuaj të
votimit dhe rinovoni dokumentin tuaj të
identifikimit.", thuhet në njoftimin e KQZ
Shtuar më 20/01/2021,
ora 11:53