24 viktima nga Covid-19 në Greqi
24 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Greqi.

Ministria e Shëndetësisë në Greqi bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 334 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 151 980 të prekur.

Ndërkohë 288 pacientë ndodhen të intubuar, mosha mesatare e të cilëve është 68-vjeç.

Sakaq numri i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë në Greqi ka arritur në 5654 viktima, 3330 e të cilëve janë burra.
Shtuar më 24/01/2021, ora 16:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori