22 vite në arrati, arrestohet shqiptari vrasës
Pëlqej
I kërkuar prej vitesh për vrasje, shqiptari ka përfunduar në prangat e autoriteve greke.

Edhe pse kishte kaluar shumë kohë që nga koha kur kreu krimin, 43-vjeçari u arrestua në momentin që më pak e priste.

Sipas mediave greke, shqiptari 43-vjeçar kërkohej prej 22 vitesh për vrasje. Shqiptari u paraqit mëngjesin e së premtes në Komisariatin e Irakleos në Kretë për të bërë një dokument garancie ku nënshkruante pritjen e babait të tij në Greqi.

Por nga kontrolli polcor zbuloi se ai kërkohej nga Interpol Tirana për një vrasje të kryer në vitin 1995 në Shqipëri.
Shtuar më 16/12/2017, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori