21 janari, PS padit në prokurori Bashën me dy kryepolicë
Taulant Balla
Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla dorëzoi sot padi penale në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj Ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, drejtorit të përgjithshëm të policisë Hysni Burgaj dhe drejtorit të policisë së Tiranës, Sajmir Muçaj.

Padia i referohet ngjarjeve të 21 janarit në Tiranë, ku gjatë demonstratës së opozitës, mbetën të vdekur katër persona.

Njëri prej tyre është provuar deri tani me ekspertizë, se është vrarë nga armët e Gardës së Republikës. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2011, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori