"21 janari", KE: Hetimet të vazhdojnë transparente
Zëdhënësja e Komisionerit europian për Zgjerimin, Stefan Fule nënvizon se KE po e ndjek me vëmendje situatën në Shqipëri dhe hetimet dhe punën që po bën Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama. Në një konferencë për shtyp nga Brukseli Natasha Butler shprehu shqetësimin e KE-se për situatën në Shqipëri dhe nënvizoi se “Është e rëndësishme që prokuroria të vazhdojë hetimet gjithëpërfshirëse në mënyrë transparente dhe me ndihmën dhe mbështetjen të gjithë palëve politike dhe kryesisht të qeverisë.

“Në Shqipëri ashtu si në cdo vend potencialisht kandidat, duhet të ketë ndarje te pushteteve, e legjislativit, me ekzekutivin dhe gjyqesorit"
Shtuar më 31/01/2011, ora 13:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori