“21 janari”, FBI ekspertizë armëve të Gardës
Specialistë të Byrosë Federale amerikane të hetimit, FBI, kanë mbërritur që dje në prokurorinë shqiptare dhe janë atashuar pranë grupihetimit për ngjarjen e 21 janarit. Burime pranë prokurorisë së Tiranës, thanë se prane grupit hetimor bejne pjese dhe efektivet e agjencise ATF te armeve dhe eksplozivit te cilet do te merren me verifikimin balistik te armeve te gardes se republikes.

Po kështu në hetimin e ngjarjes, mbi bazën e një kërkese të prokurorisë shqiptare janë angazhuar edhe ekspertët e FBI. Mesohet se grupi i ngritur do te njihet me planin e punes ndersa pritet qe ne ditet ne vazhdim te kryhen kater disa ekspertiza te vecanta si ajo e te dhenave te marra nga mjeksia ligjore, pamjet filmike si dhe kqyrja e fotove per te bere te mundur evidentimin se nga jane qelluar viktimat dhe te plagosurit me arme zjarri.
Shtuar më 27/01/2011, ora 16:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori