21 janari, arrestohet zv/komandanti i Gardës
Zv.komandanti i Gardës, Alfred Ahmetcenaj është arrestuar nga policia e Tiranës me urdhër të prokurorisë. Ndalimi i zyrtartit të Gardës është bërë sot në mëngjes, bazuar në akuzën e ngritur ndaj tij me dyshimin se ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e katër personave në demonstratën e 21 janarit.

I ndaluari Ahmetcenaj është njëri nga gjashtë zyrtarët e lartë të Gardës për të cilët prokuroria nxori urdhër-ndalimi menjëherë pas ngjarjeve të 21 janarit.
Prokuroria e akuzon Ahmetcenajn dhe pesë zyrtarë të tjerë të nivelit komandues të Gardës, se kanë kryer veprat penale vrasje në rrethana cilësuese, tejkalim kompetencash dhe shpërdorim detyre.

Dje polcia arrestoi efektivin e Gardës Agim Llupo, shef i shtabit të njësisë special, me akuzën se me armën e tij ka vrarë me një predhë rikoshet Ziver Veizin, njërin nga katër viktimat e demonstratës.
Shtuar më 09/02/2011, ora 12:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori