Dy javët e para të vitit 2021 kanë qenë fatale në rrugët e vendit. 12 persona kanë humbur jetën nga
aksidente rrugore. Shpejtësia, parakalimet e gabuara dhe alkooli, mbeten shkaqet kryesore të humbjes së jetës në këto
aksidente.
Vetëm në datë 3 janar nga 4
aksidente të ndryshme kanë humbur jetën 4 qytetarë në Përmet, Lezhë, Vlorë dhe Elbasan. Më i rëndi ishte edhe aksidenti në Rrugën e Kombit, ku u shua familja Avdijaj nga Kosova.
Kjo temë u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë ishte gazetarja e njohur, Anila
Hoxha.
Gazetarja bëri një krahasim me janarin e vitit
2020">
2020 ku tha: “Me të dhëna jo zyrtare nga policia, bëhet e ditur se gjatë janarit të
2020">
2020 ka patur 86
aksidente. Ndërsa në janarin e këtij viti janë 77
aksidente deri tani”.,
Gjithashtu
Hoxha tregoi edhe se sa persona kanë mbetur të vdekur dhe të plagosur lehtë nga këto
aksidente në këto dy periudha të ndryshme.
“Në janar të vitit
2020">
2020 humbën jetën 8 persona, ndërsa tani 12 persona. Vijon edhe harta e plagosjeve të lehta. Janari dhe gushti cilësohen si muajt me më shumë trafik. Kjo për shkak të emigrantëve. 94 persona janë plagosur lehtë gjatë janarit të
2020">
2020-s, ndërsa në janarin e këtij viti deri tani janë 90 persona”, vijoi gazetarja.
Anila
Hoxha tregoi gjithashtu se janë tre kategori aksidentesh: “Për faj të drejtuesit të mjetit apo përdoruesit të rrugës (kalimtari). Kushtet teknike të rrugës, ku përfshihet edhe sinjalistika. Dhe e fundit kushtet klimaterike”.
Shtuar më 18/01/2021,
ora 14:07