20 vjeçarja vritet aksidentalisht gjatë "pengmarrjes" së rreme për TikTok
20 vjeçarja Areline Martinez ishte duke filmuar një skenë pengmarrjeje nga një “bandë e armatosur” kur një nga kolegët e qëlloi me armë në kokë dhe u largua nga skena e ngjarjes.

Martinez, nënë e një fëmije u qëllua gjatë xhirimit të një videoje të rreme aksioni, për t’u postuar në rrjetin TikTok.

Pamjet ishin publikuar vetëm disa momente para vdekjes së saj. Në të shihet vajza që luan skenarin e pengmarrjes, e rrethuar nga njerëz të armatosur.

E reja shihet që pretendon se është viktima, kurse miqtë e saj i mbajnë armët te koka duke luajtur rolet e bandës kriminale.

Incidenti ndodhi në qytetin e Chihuahua në veri të Meksikës.

Dëshmitarët thanë për mediat lokale se viktima u qëllua nga dy miqtë e saj me një pistoletë kalibër 45.

Autorët ishin larguar nga skena e krimit dhe Martinez ishte gjetur përtokë me duart ende të lidhura.

Prokurori i Chihuahua, Cesar Augusto Peniche Espejel, tha: “Një nga hipotezat që po hetojmë është ajo e lojës me armët e zjarrit duke besuar se nuk ishte e mbushur dhe vrasjes aksidentale të gruas”.

Zhvillimi vjen kur një tjeter personazh i reality-TV kreu një skenë të rreme pengmarrjeje, sipas saj për të ndërgjegjësuar mbi trafikun njerëzor, por në raste të tilla arsyeja e vetme është publiciteti.

Masika Kalysha, kërkoi falje për episodin me dhunë ekstreme në dukje, pas kritikave të shumta online.
Shtuar më 07/10/2020, ora 19:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori