20 vjeç dhe lëvizte me armë në brez, policia e shpall në kërkim për plagosjen në Astir
Eshtë identifikuar autori i plagosjes në Astir të Spartak Beqarajt.

Autori është një 20- vjeçar me inicialet A.M, dhe u largua menjëherë pasi qëlloi me pistoletë në këmbë komshiun e tij.

Konfirmohet se Beqaraj dhe 21-vjeçari jetonin në të njëjtin pallat, dhe nuk dihet ende nëse ishin komshinj apo jo.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë se në Unazë të Re, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi S.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ju bëjmë me dije se :

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë bërë të mundur identifikimin si autorë të dyshuar shtetasin A.M., 20 vjeç.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Shtuar më 20/09/2020, ora 19:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori