20 vite më parë, kur shqiptarët armatoseshin deri në "dhëmbë” (VIDEO)
Ishte viti 1997 ku shqiptarët me hapjen e depove të armëve vrapuan të “armatoseshin gjer në dhëmbë” me armë dhe municione luftarake duke e konsideruar si të vetmen mënyrë për të mbrojtur veten dhe familjen e tyre.

Në videon më sipër jepen pamje të rralla të njerëzve të thjeshtë, të mbytur nga varfëria dhe mjerimi të cilët vrapojnë drejt depos së Krastës në Elbasan për të marrë armë.

Ishte koha kur shteti nuk ekzistonte më në Shqipëri dhe ushtria kishte dalë jashtë kontrollit. Qindra njerëz vrapuan të merrnin armë, shumica prej të cilëve i donin për vetëmbrojtje duke qenë se shteti nuk mund t’i ruante më.

Burra, gra e fëmijë e gjenin shpresën tek armë apo tek arratisja drejt një vendi fqinj.

Kjo situatë kaosi ka sjellë viktima të pafajshme, pasi populli u armatos me armë dhe vetëm hajdutët, kriminelët gjendeshin në rrugë ndërsa fëmijë, gra dhe burra u detyruan të fshiheshin në shtëpitë e tyre./albeu.com/
Shtuar më 10/03/2017, ora 12:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori