"20 mijë dollar për një leje", Kokëdhima tregon rastin me Ramën
Koço Kokëdhima i ftuar në A Shoë është pyetur në lidhje me Ramën dhe nëse dinte dicka që mund ta dëmtonte këtë të fundit.

Kokëdhima ka rrëfyer një rast korrupsioni, por që në fund ishte vetëm një keqkuptim.

“Një gazetar i shquar i Shqipërisë, Preç Zogaj kohë më parë më tha që i kishte thënë një biznesmen, një burrë i nderuar, një ndërtues se i kishin kërkuar 20 mijë dollarë për një leje ndërtimi diku në Kombinat.

Si ka mundësi i thashë? Shkova dhe e bëra problem tek Rama dhe Gonxhe. Si ka mundësi i thashë që ndodhi kjo? Ai Blendi Gonxhe nuk e pranoi ketë fakt.

S’kam pas ndonjë informacion tjetër sensitiv që mund ta ndaj me ju”,- tregoi Kokëdhima. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 23:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori