20 gjeneralë amerikanë vizitojnë FSK-në (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një delegacion i përbërë nga 20 gjeneralë e admiralë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të prirë nga nga admirali HaroldGehan dhe Mr. ClydeManning, kanë vizituar të premten kazermën “Adem Jashari" të FSK-së.

Gjeneralët u njoftuan për arritjet e FSK-së, shkollimin e kuadrove brenda dhe jashtë, trajnimet e përgjithshme, si dhe realizimin e shumë projekteve humanitare që janë në shërbim për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve në Kosovë, për bashkëpunimin rajonal dhe të përgjithshëm.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjenerallejtënant Kadri Kastrati falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ndihmën e vazhdueshme, që po japin në ngritjen profesionale të FSK-së, si dhe për bashkëpunimin e mirë që ka edhe me Gardën Kombëtare të IOËA-s. /albeu.com/

Shtuar më 01/08/2014, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori