2 vite pas vrasjes së Artan Cukut, Bashkia e Dibrës i jep titullin "Dëshmori Atdheut"
I vrarë para dy vitesh në një atentat me pagesë në hyrje të pallatit të tij në rrugën e "Kosovarëve" pranë Liqenit Artificial në Tiranë, Bashkia e Dibrës i jep titullin "Dëshmori Atdheut".

"Artan Cuku mbylli jetën e tij të re pas një atentati të pabesë prej një dore kriminale në 8 prill 2017">2017.

Vrasësi i paguar i Artan Cukut u kap nga policia në 11 qershor 2017">2017, ndërsa porositësi i krimit të shëmtuar është arrestuar në 29 dhjetor 2018 në Athinë ku pritet edhe ekstradimi drejt Shqipërisë ku do të përballet me drejtësinë.

Nga sot i bashkohet radhës së Dëshmorëve të Atdheut duke merituar respektin e gjithë shqiptarëve. Ne i shprehim respektin dhe mirënjohjen familjarëve të Artan Cukut.

Me nderimin e Artan Cukut shprehim respektin për policinë dhe dëshmorëve të shumtë', u shpreh Lleshaj.

Titulli i është dorëzuar bashkëshortes së të ndjerit nga Ministri Brëndshëm.

Për vrasjen e Artan Cukut në 8 prill 2017">2017 pranë banesës së tij, policia e shtetit arrestoi Mikel Shallarin, vrasës me pagesë, ndërsa porositësi ishte Bledar Jambelli, ndodhet i arrestuar në Greqi në pritje të ekstradimit. /albeu.com/

Shtuar më 09/04/2019, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori