E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
19 vjeçarja zgjohet gjatë operacionit dhe bisedon me mjekët (FOTO LAJM)

Një 19 vjeçare, teksa po operohej në tru është përmendur gjatë ndërhyrjes dhe ka pyetur mjekët se si po shkonte procesi. Kjo gjë e rrallë i ka ndodhur një pacienteje, e cila ka shokuar jo vetëm mjekët, teksa ishte zgjuar gjatë ndërhyrjes mjaft të vështirë.

Tashmë ajo gëzon një shëndet të plotë, e ndërsa pak kujton nga ajo se çfarë ka folur me mjekët kur po operohej. Operacioni ishte delikat, pasi bëhej fjalë për heqjen e një kanceri nga truri i Iga Jasica.

E reja, gjatë operacionit ka pyetur:“Si po ecën?”. Mjekët e spitalit të Katowice, në juglindje të Polonisë, kanë ruajtur gjakftohtësinë duke vijuar ndërhyrjen dhe duke biseduar me të.

Neurokirurgu Dawid Larysz është shprehur:“Pavarësisht gjithçkaje, vajza nuk dëgjoi asgjë dhe nuk ishte ne asnjë moment në rrezik”.

Ekspertët pretendojnë se operacioni mund të ketë ngacmuar diçka gjë që ka bërë që të zgjohet, pavarësisht anestezisë. Lidhur me këtë situatë, Iga Jasica ka thënë: “Nuk kujtoj shumë, por mjeku më tha se gjatë operacionit më ka folur për macet, të cilat unë i dua shumë. Tani jam shumë mirë”. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori