1644 të huaj janë punësuar në Shqipëri
1644 të huaj janë punësuar në Shqipëri. Gjatë këtij viti, numri i të huajve të punësuar në vendin tonë është i lartë. Zyra Rajonale dhe Vendore e Punësimit ka lëshuar 1644 leje punësimi për të huajt gjatë 9 muajve të 2014.

Raportohet se kryesisht për shtetasit të cilët nuk janë nga vendet anëtare të BE, fushat mbi të cilët janë përqëndruar janë minierat, guroret, ndërtimi dhe industria përpunuese.

Ja të dhënat nga muaji janar për të huajt që nuk janë pjese e BE:

Berat-12
Durrës-75
Dibër-0
Elbasan-22
Fier-91
Gjirokastër-1
Korçë-5
Kukës-1
Lezhë-97
Shkodër-15
Tiranë-446
Vlorë-14
Shërbimi Kombëtar i Punësimit-103

Vërtetime për shtetasit amerikanë dhe shtetasve të vendeve të BE:

Berat-5
Durrës-125
Dibër-0
Elbasan-0
Fier-27
Gjirokastër-1
Korçë-16
Kukës-0
Lezhë-0
Shkodër-36
Tiranë-425
Vlorë-26
Shërbimi Kombëtar i Punësimit-101 /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2014, ora 14:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori