158 persona vdiqën, shpërthejnë protestat në Liban
Shpërthimi katastrofik në Beirut ka shkaktuar një situatë të tensionuar duke çuar në pakënaqësi të qytetarëve të cilët kanë protestuar kundër qeverisë duke e akuzuar për korrupsion.

Policia libaneze ka përdoru gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit të cilët u ndalën në sheshin e Parlamentit.

Ndërkohë dy ministra kanë dhënë dorëheqjen , duke akuzuar qeverinë për dështim të menaxhimit të krizës ekonomike.

Shpërthimi i së martës në një magazinë në Beirut ku ishin vendosur më shumë se 2,000 ton nitrat amoniumi shkaktoi vdekjen e 158 personave ndërsa u plagosën më shumë se 6,000 të tjerë.

Kjo ngjarje shtoi edhe më shumë kolapsin ekonomik duke sjellë protesta dhe revolta nga ana e qytetarecilët i bënë thirrje qeverisë të jepte dorëheqjen.

Pothuajse 10,000 qytetare dolën në shesh për të protestuar duke shkaktuar edhe përplasje me policinë.

Sakaq siç raportojnë mediat e huaja një polic mbeti i vrarë ndërsa më shumë 170 persona mbetën të plagosur.

Shtuar më 10/08/2020, ora 09:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori