"1500 vrasës ecin të lirë në Shqipëri", deklarata e fortë e Klevis Balliut
"1500 vrasës ecin të lirë në Shqipëri, pse nuk i kapin këta? Por flasin sikur çfarë bënë me kapjen e grupit të fajdeve në Shkodër në një kohë kur të gjithë këta janë fajdexhinj”-me këto fjalë ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka folur për mediat nga protesta e Astirit ku ai ka pesë muaj rresht që shkon.

“Ndaj me 16 mars tek Kryeministria për ti vënë flakën qeverisë dhe sistemit të kapur nga krimi.

Nëse nuk e di vallen e Napolonit, do e mësosh më datë 16. Ne e dimë që ti mund të ikësh. Mund të fshihesh kudo, por më datë 16 gjej vrimë miu dhe futu”, – tha Balliu.

Ndërkohë nga ana e tyre protestuesit u shprehën se Edi Rama është pushtuesi më i madh që ka njohur vendi. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 19:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori