Një
lokal është grabitur mbrëmjen e djeshme në
Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në
lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.
Mësohet se lidhur me ngjarjen është arrestuar një 15-vjeçar. Adoleshenti ka thyer xhamin e biznesit dhe ka tentuar të hyjë brenda.
Njoftimi i Policisë
Kapet në flagrancë një shtetas pasi tentoi të vjedhë një
lokal në
lagjen nr.4,
Durrës.
Nga shërbimet e Policisë
Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi i mitur H.L., 15 vjeç, pasi tentoi të vjedhë në një
lokal në pronësi të shtetases N.Sh., në
lagjen nr.4,
Durrës. Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit
Durrës, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 01/09/2020,
ora 09:52