Britania miratoi dje ligjin për
burg të përjetshëm për muxhahedinët britanikë që luftojnë në
Siri, ashtu edhe
Kosova ka miratuar sot ligjin kundër pjesëmarrjes në luftrat jashtë
territorit të Republikëss.
Qeveria e Kosovës miratoi një projektligji përmes të cilit pjesëmarrja në konfliktet e armatosura jashtë
territorit të vendit konsiderohet vepër penale dhe e dënueshme nga 5 deri në 15 vjet heqje lirie.
Projektligji i cili u miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë, pritet të dërgohet për miratim në Parlamentin e Kosovës.
Nisma për hartimin e këtij ligji erdhi pas njoftimeve se qindra shqiptarë nga
Kosova, Shqipëria e Maqedonia mund të kenë shkuar në
Siri për të luftuar.
Autoritetet në Kosovë besojnë se rreth 100 shqiptarë nga
Kosova mund të jenë duke luftuar në
Siri kundër regjimit të Bashar Al-asadit, por askush nuk e di me saktësi numrin e tyre.
Duke paraqitur projektligjin, Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi tha se nisma është në funksion të mbrojtjes së interesit shtetëror dhe sigurisë kombëtare.
“Kohët e fundit është vërejtur një trend i rritjes së individëve të cilët me rritjen e vatrave të krizës në botë me qëllim të realizimit të sferave të tyre të interesit, të bashkëngjiten në formë të organizuar apo të pavarur, në kryengritje apo konflikte të ndryshme jashtë vendit, për shuma të caktuar të parave apo privilegjeve të tjera. Kemi konsideruar që është imediate krijimi i kornizës ligjore për ndjekjen dhe gjykimin e personave që marrin pjesë në konflikte apo në çfarëdo forme të organizimit joformal paraushtarak apo para policor jashtë
territorit të Kosovës”, shprehet Rexhepi.
Autoritetet e posovës por edhe Bashkësia Islame e Kosovës kanë bërë disa herë thirrje kundër përfshirjes së shqiptarëve në luftën e Sirisë. Këtyre thirrje u janë bashkuar edhe Bashkësitë Islame në Shqipëri e Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 05/02/2014,
ora 17:39