15 të shoqëruar për atentatin në Elbasan, ja ku u gjet kallashnikovi i autorit
Policia bën me dije se nga hetimet paraprake të atentatit në Elbasan, autori ka hapur zjarr në mënyrë të pakontrolluar ndaj Bledar Muçës, duke e lënë këtë të fundit të plagosur, pasi u gërvisht në kokë nga plumbi.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, po kështu edhe punonjësja e policisë që u plagos rastësisht. Më pas autori ka hedhur kallashnikovin, por arma ka ngecur në mur.

Pas këtij veprimi, atentatori është larguar mes rrugicave. Burime nga policia bënë me dije për SYRI.net se janë shoqëruar në komisariat 15 persona, kryesisht dëshmitarë të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 06/06/2016, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori