15 muaj për vetëm 20% të projektit, si e "shet" Rama te populli "Rrugën e Arbërit"
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vendosur të thotë "Mirëmëngjes" me pamjet më të fundit nga kantieri i ndërtimit të Rrugës së Arbërit.

Shefi i qeverisë thotë se Rruga e Arbërit është e realizuar deri më tani në 60% të projektit.

Ndër të tjera në postimin e tij Rama shkruan se puna në këtë segment rrugor vijon me ritme të larta.

Por, nëse hedim sytë vitin e kaluar, vetë Rama në qershor të 2019 ka thënë se është realizuar 40% e projektit, ndryshe për rreth 15 muaj të tjerë është realizuar vetëm një 20% i tij. Këtu mund të themi se këto ritme nuk janë relativisht të larta, dhe nëse punohet kështu do të duhen dhe 30 muaj të tjerë deri në përfundimin e tij. Ndërkohë afati për të përfunduar totalisht segmentin është në fillim të vitit 2022./albeu.com

Statusi i plotë i Ramës:

Mirëmëngjes 😊

dhe me pamjet më të fundit të punës në RRUGËN E ARBËRIT, ku puna vijon me ritme të larta e deri sot është realizuar 60% e projektit, ju uroj një ditë të mbarë🙏

#DIBRAqëDUAM❤️

#ShqipëriaqëDuam.
Shtuar më 18/09/2020, ora 08:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori