"15 mandate të Ramës u fituan nga bandat, Rrajat, Ndokat, Avdylajt..."
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për shtyp ditën e sotme tha se lidhjet e krimit me qeverinë tashmë janë të qarta.

Sipas liderit opozitar, kriminelët i kanë dhënë Edi Ramës 10-15 mandate.

Basha tha se provat janë të qarta duke filluar nga banda e Rrajave, e deputetit Rraman Rraja dhe djalit të tij, që i ka siguruar Ramës votat në Krujë dhe duke vazhduar me qarqet e tjera.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Kanë dalë në dritë provat e krimit të të gjithë krimeve. Votat e shqiptarëve nuk kanë asnjë vlerë. Kriminelët e Fushë Krujës grabitën vota. Grupi Rraja ka qënë shtabi i vetëm i PS në Krujë aq sa Rraja i vogël ndihet oponenti ynë, aq sa duket se kundërshtarët tanë janë jo socialistët.

Kriminelët e grupit të rrezikshëm Avdylaj kanë punuar për vjedhjen e votave për Vangush Dakon dhe Ramën. Bashkë me Ramën në pushtet erdhën edhe Avdylaj ndaj këta u fuqizuan në grup kriminal ndërkombëtar. Ndokat po ashtu. Në Kavajë Elvis Rroshi ka bërë të njëjtën gjë bashkë me Gentian Dajën.

Në Elbasan Qazim Sejdini ka bërë të njëjtën gjë . prokuroria ka një dosje tjetër ku hetohet për vjedhjen e votave në Dibër ku ëprfshihet Ulsi Manja dhe Saimir Tahiri.

Sot mund të themi se krimi i ka sigurra Ramës 10-15 mandate.

Në 2013, modeli ishte që vetë kriminelët i bëri pengesë. Në 2017, për shkak të pengesës formale të ligjit të dekriminalizimit, solli njerëzit e tyre. Burimi i krimit është krimi zgjedhor.

Një pushtet që merret me ndihmën e kriminelëve do të punojë për kriminelët, do të ekzistojë si pushtet i tij.

Në Shqipëri mori fund çdo proces politik që kur Rama vendosi të punojë me ta.
Shtuar më 25/10/2018, ora 13:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori