14 vjeçari përcillet në banesën e fundit me dhjetra "McLaren" dhe "Lamborgini" (FOTO LAJM)

Një adoleshenti iu plotësua dëshira e fundit dhe iu mblodhën me qindra makina luksoze në funeral.

Djaloshi 14-vjeçar nga Misuri, SHBA, kishte katër vite që luftonte me kancerin e kockave, por në fund e humbi betejën.

Dëshira e tij e fundit ishte që në funeral ta çonte një karvan me makina sportive, pasi i pëlqente shumë.

“Kishte një dashuri të madhe për makinat sportive. McLaren, Lamborgini”, tha për mediat një mikeshë e familjes, e cila ka një fondacion dhe arriti t’ia realizojë dëshirën, duke njoftuar personat me makina sportive që t’i vijnë në funeral.


Shtuar më 22/11/2019, ora 08:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori