14 herë shpifje në 10 sekonda, si "shpërtheu" Rama ndaj gazetarëve (VIDEO)
Pëlqej
Kryeministri i vendit, Edi Rama, mbrëmjen e djeshme ka qënë i pranishëm në emisionin "Dritare” të Rudina Xhungës ku në disa çaste gjatë intervistës pati edhe ngritje zëri.

Gazetarët e pranishëm e kanë vënë disa herë në pozitë të vështirë kryeministrin ku ky i fundit shprehte qartazi nervozizmin e tij.

Kryefjalë e emisionit ishte fjala “shpifje”, ku vetëm në një moment Rama i tha gazetarit Rakipllarit 14 herë rresht pa u ndërprerë në 10 sekonda “shpifje, shpifjeshpifje!”

Po ashtu Rama nuk ngurroi t’i thoshte Rudina Xhungës me një ton ironik “Që s’je gazetare ka kohë” apo pyetjen “A je në metro?”, për të mos folur për lëvizjet e duarve teksa e pyeste si i habitur “Më sheh, më sheh, ja ku jam!”

Rama u tha në një moment gazetarëve: Se kam me ju si individë, por me sojin tuaj sepse si gazetarë jeni në koma, në koma!”

Për të shikuar të plotë reagimin e Ramës ju ftojmë të ndiqni video e mësipërme. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2018, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori