120 thika bashkëkombasit, dënohet në Angli "Tony Montana" nga Shqipëria
Ai ia kishte vendosur pseudonimin vetes "Tony Montana" duke u nisur nga filmi i famshëm “Scarface”.

Shqiptari Mane Driza është shpallur fajtor për vrasjen e Stefan Bledar Mone në një banesë në veri të Londrës në qershor 1999. Kjo ishte vrasja e tij e pestë.

Objektivi i tij, mbeti i vdekur me 120 plagë thike në trup.

Pas këtij krimi, Driza u arratis nga Anglia dhe bëri "xhiro" për disa vite në Europë.

Ai u arrestua më pas dhe sot gjykata e Old Bailey e shpalli fajtor për krimin makabër të kryer 20 vite më parë.

Gjykata pranoi si prova një deklaratë të bërë nga ai para vrajes së Mones ku u tha u tha shokëve të punës në Watford se donte të vriste bashkëkombësin e tij shqiptar, madje duke i kërkuar njërit prej tyre që ta shoqëronte të blinte një thikë.

Prokuroria tha se një thikë biçak, një thikë djathi dhe një kazmë e vogël u përdorën për vrasje.

Miku i viktimës, Zoe Blay, u përball me një “skenë të tmerrshme” kur e gjeti trupin e tij të nesërmen dhe ishte në gjendje ta identifikonte të ndjerin vetëm nëpërmjet rripit që mbante.

Vrasja erdhi dy vjet pasi Driza, i cili gjithashtu përdorte emrin Sokol Drenova, vrau një burrë dhe djalin e tij në një fshat të Shqipërisë dhe iku në Britani nëpërmjet një emrin tjetër, shkruan BBC.

Ai arriti atje në gusht të vitit 1997, duke pretenduar se ishte një 17 vjeçar i ikur nga Kosova.

Pas vrasjes së z. Mone – viktima e tij e tretë – ai iku në Itali, ku qëlloi dhe vrau dy burra në një bar në Catania, gjashtë muaj më vonë. Ai u përpoq të vriste një burrë të tretë në bar.

Në vitin 2001, në Shqipëri, Driza u dënua në mungesë për “vrasje me paramendim” së bashku me të atin.

qershor 2002, ai u dënua në Sicili për vrasjen e shqiptarëve Artan Maskaj dhe Albert Blushaj, si dhe vrasjen në tentativë të Lefter Maskajt.

Përfundimisht, më 31 maj të vitit të kaluar, Driza u ekstradua në Britani të Madhe duke marrë kështu gjatë ditës së sotme edhe dënimin për krimin e kryer.
Shtuar më 21/03/2019, ora 18:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori